Dridhet Napoli, babai zbulon ëndrrën e Kvaratskhelia-s

6 Qershor 2023
15:33
Denis Hakanaj
back button

Një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni ishte Kvicha Kvaratskhelia. Talenti gjeorgjian i zbuluar nga Giuntoli i ka lënë gojëhapur të gjithë, përfshirë një numër të rëndësishëm të klubeve kryesore europiane.

Megjithatë, napolitanët nuk duan të shesin. Në të vërtetë, vetë futbollisti ka shprehur dëshirën për një rinovim me “Axurrët”. Por zemra nuk kontrollohet dhe, siç deklaron babai, ajo e Kvicha-s është tërësisht “Blancos”:

“Ëndrrat dhe synimet e tij kryesore janë të fitojë Champions League duke luajtur për Real Madridin dhe të arrijë objektiva të rëndësishme me Gjeorgjinë”.

Kështu lexojmë në librin kushtuar talentit të Napolit: Kvaradona. Një mrekulli gjeorgjiane, nga Emanuele Giulianelli. Fjalë që nuk ndikojnë në aventurën e Kvichas në tokën napolitane – afër një rinovimi deri në vitin 2027 – por që ofrojnë njohuri të rëndësishme për të ardhmen.

Nga ana tjetër, diçka të ngjashme kishte deklaruar edhe menaxheri i Kvaratskhelia:

“Babai i tij dhe unë mbështesim Barcelonën, por ai e do Realin. Mendoj se ai është një lojtar i atij niveli, ai mund të arrijë atje”, deklaroi Mamuka Jugeli marsin e kaluar.

Përshtypja është se Kvicha Kvratskhelia synon të qëndrojë te Napoli për aq kohë sa të jetë e nevojshme për t’u rritur, mësuar dhe konfirmuar në një nivel europian. Vetëm kur të jetë vërtet gati, atëherë do të mund të kërkojë një transferim te Real Madridi, skuadra e zemrës së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit