Drita mban kryesimin, Flamurtari festival golash, Trepça ngec ndaj Vushtrrisë

9 Korrik 2020
19:19
Eraldo Harlicaj
back button

Drita vazhdon kryesimin në Superligën e Kosovës. Ekipi gjilan ka fituar një ndeshje të vështirë ndaj Feronikelit me rezultatin 2-1. Vendasit kanë shënuar të parët me anë të Vucajt. Mesfushori realizoi një supergol në minutën e 35′ dhe e mbyllën 1-0 pjesën e parë. Kampionët reaguan duke barazuar me Bojkun në të 56′.

Pjesa e dytë kishte më shumë emocione, ndërsa Drita shënoi golin e fitores në të 67′. Gerbeshi ishte heroi i sfidës për gjilanasit që u dha 3 pikë të arta me golin e tij. Vendasit mbajnë vendin e parë më 64 pikë, 5 më shumë se Ballkani me 59 pikë.

Flamurtari fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 4-3. Një ndeshje që nuk ka nevojë shumë për koment, pasi të dy ekipet u argëtuan në fushën e lojës. Vendasit fituan duke qëndruar në mesin e artë, ndërsa miqtë e kanë prerë biletën për Kategorinë e dytë.

Trepça ’89 nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Vushtrrisë. Ishin miqtë që shënuan të parët, por gjyqtarët e takimit u hoqën një gol të rregullt. Loja foli sërish për miqtë që gjetën golin me anë të Fazliut, ndërsa Manaj barazoi në të 90’+6′.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit