Drjetuesi i Barçës i bën komplimentet Perez dhe Real për Haaland dhe Mbappe

17 Shtator 2021
17:11
Denis Hakanaj
back button

Eduard Romeu, zëvendëspresident i sektorit financiar të Barcelona-s, ka bërë disa deklarata që do të shkaktojnë shumë diskutime në Katalonjë.

Romeu i ka thurur elozhe publikisht Real madrid dhe presidentit Perez: “Është e mundur që të marrin Haaland dhe Mbappe. Real është një klub i madh, ka një forcë të madhe”, ka thënë drejtuesi i Barçës për Radio Marca.

“Po t’i kishim bërë mirë detyrat në vitet e fundit, do të ishim në të njëjtën situatë. Duhet vetëm të hqeqim kapelën për mënyrën si Florentino Perez drejton klubin. E admiroj shumë zotin Perez për aftësitë ekonomike dhe sipërmarrëse”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit