Drogë, armë dhe para, arrestohet arbitri i Champions! (VIDEO)

29 Maj 2020
10:13
Telesport
back button

Edhe pse periudhë koronavirusi dhe izolimi, megjithatë për policinë ka qenë një operacion i suksesshëm në Bosnje Hercegovinë duke vënë në pranga plot 36 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe një arbitër slloven me stemën FIFA.

Bëhet fjalë për arbitrin nga Sllovenia, Slavko Vincic, që ka arbitruar edhe në Champions League. Në aksion u gjetën armë dhe mjete për përgatitjen e lëndëve narkotike. Lajmi u konfirmua nga kryetari i Arbitrave në Slloveni, duke theksuar se në qendër të aksionit, ka qenë arbitri Vincic.

Në fund të aksionit, policia a sekuestroi dhjetë armë, 14 pako kokainë, droga mjekësore dhe disa monedha të ndryshme me vlerë 10,000 euro. Bëhej fjalë për një festë orgji të organizuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit