Gattuso: Dua jargë nga goja e lojtarëve, ja pse darkova me Jorge Mendes”

23 Prill 2019
17:11
Anton Cicani
back button

Gennaro Gattuso e thotë qartë: "Duhet që lojtarët të kenë jargë në gojë dhe të vrapojnë, ushtrojnë presion, sidomos sepse jemi përpara publikut tonë dhe është një spot i bukur për sportin në "San Siro". E shkuara është e shkuara, tani mendojmë për të tashmen".

Trajneri i Milanit e prezanton kështu gjysmëfinalen e kthimit ndaj Lazios. Në konferencë ai foli për faktin se "në këto 90 minuta ose më shumë, luhet sezoni. Në ndeshjen e vajtjes hasëm vështirësi, duhet të bëjmë paraqitje të madhe dhe lodhemi shumë. Luajnë edhe kundërshtarët, të mos harrojmë".

Sekreti është që "të mos pësojmë gol, pasi do të ishte tepër e vështirë". Gattuso më pas dha lajmin se "Paqueta mund ta nisë titullar, por do të pres deri në fund".

Sa i përket takimit të fshetë me Jorge Mendes, agjentin e Ronaldos, por edhe interesimin e Neëcastlle, sqaroi: "Darkoj shpesh me Mendes, e kam shumë mik. Flasim për futboll! Por, asnjë interesim apo bisedë për Neëcastlle".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit