“Dua lojtarë të motivuar, ai le të shkojë të luajë tek Interi”

8 Korrik 2019
19:36
Telesport
back button

Skuadra e Romës ka prezantuar sot trajnerin e ri, Paulo Fonseca. Që në konferencën e parë për shtyp ai ka vënë “pikat mbi i” në lidhje me skuadrën që do të ketë në dispozicion.

Një nga temat e prekura ka qenë ajo në lidhje me të ardhmen e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko. Prej kohësh përflitet se do të transferohet tek Interi, por ende asgjë konkrete.

Mes ofertës dhe kërkesës ka ende mjaft diferencë, ndaj për momentin lojtari është ende në pronësi të Romës. Gjithsesi, trajneri Fonseka i ka hapur derën largimit të 33-vjeçarit.

Unë dua që te Roma të qëndrojnë dhe luajnë vetëm ata lojtarë që janë të motivuar dhe të lumtur. Kushdo që nuk është i tillë mund të largohet. Drejtori sportiv Petrachi ka folur me lojtarin dhe e ka sqaruar”, tha Fonseca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit