“Dua ta mposht Ferrarin që në garën e parë si rival”

4 Mars 2021
10:39
Telesport
back button

Aston Martin është njëvendëshja e katërt për Sebastian Vettel në Formula 1, që pas 6 sezonesh vendosi të largohej nga Ferrari, ku nuk arriti të fitojë dot asnjë titull. Ndaj, për pilotin gjerman, 4 herë kampion bote në Formula 1, hakmarrja ndaj “kokëkuqes” duket se është një objektiv i paevitueshëm.

Si skuadër ne synojmë vendin e tretë në Formula 1. Kjo do të thotë që na duhet të mposhtim edhe Ferrarin. Kjo do të ishte një kënaqësi për mua dhe për skuadrën, që do të arrinte objektin e saj. Që në garën e parë do të garoj për të mposhtur çdo makinë, përfshi edhe Ferrarin”, tha Vettel.

Aston Martin është prezantuar për fansat, një makinë që do të jetë ngjyrë jeshile. “Mezi pres të nis aventurën e re dhe të mësoj sekretet e kësaj makine. Përvoja e gjatë në Formula 1 do të më ndihmojë. Do të jetë një tjetër sezon i vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë”, u shpreh Vettel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit