“Dua ta shikoj përsëri në fushë”, Del Piero: Jam gati t’i jap këmbën time

30 Nëntor 2022
14:53
Denis Hakanaj
back button

Bota e futbollit ka mbetur shumë e goditur nga dëmtimi që ka pësuar Neymar, i cili është ndalur nga një problem në kaviljen e tij dhe që po vë në rrezik Botërorin e tij.

Braziliani, pasi ka luajtur në nsdeshjen hapëse, ka munguar në ndeshjen e dytë dhe do të mungojë me siguri në atë të ardhshmen dhe, me shumë mundësi, edhe në atë të 1/8-ave.

Shpresa është që të kthehet në një gjysmëfinale të mundshme ose finale dhe duket të gjithë duan që ai të kthehet në fushë. Edhe legjenda Alessandro Del Piero…

Nga Katari, në fakt, ish-ylli i Juventus-it dhe Italisë ka dhënë një intervistë për disa media ndërkombëtare mes të cilave edhe ESPN, në të cilën ka folur edhe për dëmtimin e O’Ney dhe në lidhje me rrezikun që të mos kthehet para fundit të Botërorit.

“Gjenetika e lojtarëve të sotëm thotë se janë më rezistentë, të fortë dhe të shpejtë në krahasim mke të kaluarën. Këtë vit shihen disa përplasje më të ashpra se zakonisht në Kupën e Botës. Neymar-it i uroj më të mirën, do të doja ta shihja përsëri në fushë”, ka thënë Del Piero.

Më pas, duke iu drejtuar brazilianit: “Miku im Neymar, nëse të duhet kevilja ime, jam i lumtur ta ndajë me ty. E përsëris, më vjen shumë keq për dëmtimin, nëse të duhet jam i lumtur të ta jap borxh sepse do të doja të shihja përsëri në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit