“Dua të fitoj një grand slam para se ata të 3 të tërhiqen”

4 Shkurt 2020
9:39
Telesport
back button

Pasi humbi finalen e Australian Open (u mund 3-2 nga Djokovic), tenisti austriak Dominic Thiem u shpreh në lidhje me mundësinë e fitimit të një grand slam në të ardhmen. Jo vetëm kaq, por ai ka folur edhe për madhështinë e treshes Djokovic-Federer-Nadal, që po dominojnë prej vitesh këtë sport.

Këta djem e kanë çuar këtë sport në një nivel tjetër, pavarësisht moshës, duke e rritur ndjeshëm atë. Në një epokë tjetër do të kisha fituar më kollaj turnetë apo një grand slam. Gjithsesi, jam krenar që luaj ndaj atyre të treve dhe jam 100% në fushë”, tha Thiem.

Ëndrra ime? Të fitoj një grand slam para se ata të tre të tërhiqen nga sporti. Unë iu afrova shumë fitores në Australian open, por disa detaje në favor të Djokovic bënë diferencën”, u shpreh Thiem, që ka humbur edhe dy finale të Roland Garros në të shkuarën.

Tenisti austriak Dominic Thiem 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit