“Dua të më kthehen çantat firmato”. Ilary Blasi kërkon 20 mijë euro në muaj, plus aksesorët, Totti e turpëron me përgjigjen

1 Tetor 2022
8:10
Alfred Lleshi
back button

Detaje të reja mbërrijnë çdo ditë për luftën e re të “trëndafilave”. Francesco Totti dhe Ilary Blasi do të përfundojnë në gjykatë dhe sot, “Corriere della Sera” shpjegon pse. Pretendimet nga të dyja palët janë shumë larg njëra-tjetrës. Ilary Blasi do të kishte kërkuar 20 mijë euro në muaj “alimentacion” për veten, por Francesco Totti e ka refuzuar.

Jo vetëm kaq; ajo ka udhëzuar përfaqësuesin ligjor që të marrë çantat firmato, të cilat ish-kapiteni i Romës ia kishte mbajtur “peng” pas historisë së Rolex (vjedhur nga prezantuesja televizive në kasafortën e “Pupone”). Në fakt, negociatat për divorcin kanë ngecur. Konsensusi do të nënshkruhet vetëm pas një bonusi të konsiderueshëm për prezantuesen e “Isola dei Famosi”, të cilin Totti nuk do t’ia japë kurrë.

Pozicionet janë të papajtueshme, prandaj çifti do të përfundojë në gjykatë. Ilary Blasi ka kërkuar 20 mijë euro në muaj vetëm për veten. Kësaj shifre i duhet shtuar edhe trajtimi ushqimor për tre fëmijët Cristian, Chanel dhe Isabel, gjithsej 17.500 euro në muaj. Pra, gjithsej 37.500 euro në muaj.

Francesco Totti kundërpropozoi zero (0) euro për Ilary Blasi. Arsyeja? Prezantuesja fiton mirë. Po për fëmijët? Nga sa lexojmë në “Corriere della Sera”, ish-kapiteni i Romës ka ofruar 7000 euro në muaj për të tre. Shifrat janë vërtet shumë larg, ndaj çështja do të përfundojë në gjykatë.

Gjërat ndërlikohen nëse shikojmë lojën tjetër që po luhet, atë të të mirave materiale. Avokati i Ilary Blasi ngriti një kërkesë rivendosjeje në mbrojtje të posedimit (në bazë të nenit 1168 të kodit civil), me qëllim që t’i kthente çantat që i ishin vjedhur nga i shoqi. Për çfarë po flasim? Për një koleksion Gucci, Chanel dhe Christian Dior, që Francesco Totti do t’ia kishte mbajtur pas zhdukjes së Rolex-ëve nga kasaforta e tij. Gjurmët e tyre kanë humbur.

Duke qenë se ka shumë para në lojë, ndoshta është me vend që të bëhet një bilanc i llogarive të të dyve. “CorSera” hedh dritë mbi asetet e Francesco Tottit, që kapin vlerën e 84 milionë eurove. Të ardhurat janë të ulëta në krahasim me më parë, por janë ende të kënaqshme: prona të paluajtshme (13 milionë euro gjithsej), plus të ardhurat që vijnë nga reklamat.

Francesco Totti është “ambassador” i Very Mobile, Gelati Grom dhe Volksëagen. Çifti, megjithatë, ndan “Longarina”, qendra sportive që është në duart e Roberto Blasi dhe Ivan Peruch, përkatësisht babai dhe kunati i Ilary Blasi. Totti nuk dëshiron të ketë më asgjë me asnjërin prej tyre.

Rimëkëmbja e asaj qendre sportive do të jetë shumë e vështirë. Ilary Blasi fiton, sipas “CorSera”, një milion euro neto për çdo edicion të “Isola dei Famosi”. Përveç reklamave në televizion, Ilary Blasi fiton nag reklamimet e markave të ndryshme në Instagram. Duke marrë parasysh të gjitha këto, kundërpropozimi i Francesco Tottit ishte zero euro për të. Natyrisht, një fyerje për Ilary. I gjithë materiali për seancën e parë gjyqësore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit