“Dua të më ndihmosh për Topin e Artë”, zbulohet biseda e Ramos

29 Qershor 2022
17:50
Denis Hakanaj
back button

Është zbuluar një bisedë mes Sergio Ramos dhe Luis Rubiales, presidentit të Federatës të Futbollit Spanjoll, ku lojtari duket se dëshiron ndihmë për të fituar Topin e Artë.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain nuk e ka fituar asnjëherë çmimin më të madh individual në futboll dhe tani janë zbuluar në mesazhet që datojnë në vitin 2018, kur ndjeu qartë se kishte një shans.Mesazhet WhatsApp janë zbuluar dhe publikuar nga El Confidencial.

Një shkëmbim mesazhesh u bë mes Ramos dhe Rubiales mes 16 korrikut 2020 dhe 8 gushtit 2020 kur mbrojtësi donte që presidenti të shfrytëzonte kontaktet e tij dhe ta ndihmonte atë të fitonte Topin e Artë.

“Rubi, mirëmbrëma. Shpresoj të jesh mirë me gjithë familjen. Ti e di që nuk të kam kërkuar asgjë, por nëse dua ta bëj sot është sepse mendoj se është një vit i veçantë duke pasur parasysh paraqitjet që kam patur”, tha Ramos.

“Do të doja që të më ndihmoje sa më shumë që të mundje dhe të flasësh me njerëz kyç UEFA dhe kontaktet e tuaja për Topin e Artë.

“Do të isha mirënjohës për pjesën tjetër të jetës sime, jo vetëm për vete, por edhe sepse mendoj se futbolli spanjoll e meriton shumë. Të dërgoj një përqafim të madh”.

Rubiales iu përgjigj dhe tha se ai do të ndihmojë nëse mundet, por ka fuqi të kufizuar për gjëra të tilla. “Përshëndetje Sergio. Së pari, urime, mendoj se është një vit i mirë për ty për ta marrë atë.

“Shpresoj që të keni një finale madhështore në Champions League. Sigurisht që nuk varet nga unë për Topin e Artë, por nëse mund të ndihmoj, do ta bëj”, tha Rubiales.

Ramos u përgjigj me një ton mirëkuptues, duke thënë: “E di që nuk varet nga ti, por marrëdhëniet janë gjithashtu kyçe. Infantino jep çmimin ‘The Best’ që është gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe do të ishte e mrekullueshme.

“Gjithsesi, unë shpresoj të më ndihmosh. Unë të dërgoj një përqafim dhe do të të shoh kur të duash një ditë dhe do të hamë drekë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit