“Dua të përballem me McGregor para se të përfundojë i droguar nga pija”

24 Qershor 2022
11:12
Telesport
back button

Jorge Masvidal nuk heq dorë nga një duel në kafaz me ish-kampionin e dyfishtë të botës në artet marciale mikse Conor McGregor. Madje këtë herë ka shtuar tonet e ironisë karshi irlandezit.

Ai e konsideron këtë si përballjen më të madhe në historinë e UFC-së. Madje e cilëson sfidën ndaj irlandezit (22 fitore e 6 humbje për McGregor) si përballjen më të lehtë për të për të bërë sa më shumë parà.

Unë dëshiroj të dueloj me këtë tipin përpara se ai të kaloj në overdozë me kokainë apo duke u bërë tapë me uiskin e tij. Nëse nuk e realizojmë shpejt atë duel, nuk do t’i fitoj kurrë ato parà kaq të lehta”, tha Masvidal.

E kam thënë dhe përsërit se dua t’ia thyej fytyrën atij djaloshi mistrec. Do të realizojmë shumë PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë) dhe do të arkëtojmë shumë parà. Nuk dua të më ikin ato parà nga duart”, u shpreh Masvidal (35 fitore e 16 humbje në kafaz).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit