“Dua të shkruaj historinë”, Calhanoglu: City është favorit, por ne…

25 Maj 2023
16:30
Denis Hakanaj
back button

“Jemi të gëzuar, është gjithmonë bukur kur fiton. Kemi luajtur kundër një skuadre të fortë, që ka treguar shumë, janë të vështirë për t’u përballuar fizikisht, kanë shumë cilësi dhe në fund kemi fituar ne”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga Hakan Calhangolu për Sky Sports një ditë pas fitores së Kupës së Italisë. Një sukses që mund të japë shtysën e duhur edhe për finalen e Champions League:

“Sigurisht që po. Kemi luajtur gjithmonë mirë në finale, edhe kur kemi vuajtur kemi fituar. E dimë që City është i fortë dhe të gjithë thonë se është favorit, por besoj se ne do të japim gjithçka në finale.

“Jam i emocionuar sepse do të luajmë në vendin tim: do të jetë ndryshe dhe dua të  ngre një kupë atje. Është një gjë që mbetet në histori: do të isha futbollisti i parë turk që e fiton dhe e di se shokët e skuadrës do të më ndihmojnë”.

Në nivel personal, Calhanoglu ka shtuar: “Rinovimi? Nuk ka sekrete, ju e dini se jam shumë i kënaqur tek Inter-i, se jam ndier shumë mirë këtu që nga dita e parë.

“Gjithë kjo dashuri nga tifozët tanë është një gjë që nuk mund ta shpjegoj, unë po e shijoj. Jemi dakord dhe shjmë afër marrëveshjes, jam i kënaqur që mund ta vazhdoj ëndrrën time tek Inter-i”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit