“Dua të vijoj trashëgiminë e tij te Lakers”

18 Nëntor 2019
13:46
Telesport
back button

Paraqitja e mirë që skuadra e Lakers po bën këtë sezon në NBA (kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit me 11 fitore e 2 humbje) ka bindur edhe një legjendë të këtij ekipi si Kobe Bryant. 5 herë kampioni i NBA-së me ekipin e Los Anxhelosit ka qenë i pranishëm në stadiumin “Staples Center” për të ndjekur takimin mes Lakers dhe Atlanta, fituar nga vendasit 122-101.

Gjatë ndeshjes ka patur një moment interesant, kur LeBron James, ylli aktual i Lakers, i ka dhënë dorën Kobe Bryant, që ishte ulur në radhën e parë. “Ishtë një moment shumë i këndshëm. Kobe është një ikonë e NBA-së. Unë po përpiqem që të vijoj trashëgiminë e tij te Lakers dhe, nga ana tjetër, ta bëj atë krenar”, u shpreh LeBron James, në sezonin e tij të dytë me Lakers.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit