“Dua trofeun nr.23 në një grand slam, por e di që gjërat kanë ndryshuar shumë për mua”

28 Maj 2023
11:55
Telesport
back button

Ditën e hënë nis grand slam i Roland Garros dhe tenisti serb Novak Djokovic është një nga favoritët për të fituar dhe korrur suksesin nr.23 në një grand slam. Gjithsesi, ish-njmri 1 në botë pranon se tashmë gjërat janë ndryshe për të krahasuar me vitin 2016, kur ka fituar për herë të vetme në Paris.

Është fantastike që kam mundësi të luaj në një tjetër grand slam. Në këtë fazë të karrierës time, çdo grand slam që luaj është një dhuratë, ndaj do të përpiqem të shfrytëzoj në maksimum çdo mundësi. Para se të vija në Paris nuk kam patur shumë sukses në fushat me dhe, por një grand slam është ndryshe”, tha Djokovic.

Jam gjithnjë  motivuar dhe luaj me besim në këto turne. Luhet me 3 sete të fituara dhe çdo dy ditë, pra të jep mundësi të rikuperosh fizikisht. Shpresoj ta nis mirë turneun dhe më pas të shohim se deri ku mund të shkoj. Nuk e mohoj që fitimi i grand slam nr.23 është një nga objektivat që luaj ende, duke u përpjekur të vendos rekorde në tenis”, tha serbi.

Gjithsesi, e di që tashmë gjërat janë disi ndryshe për mua krahasuar me 10 vite më parë duke parë reagimin e trupit tim. E kam thënë që për mua rëndësi kanë turnetë grand slam ndaj ndihem gati për këtë sfidë, pasi s’kam problem fizike. Di si ta përballoj këtë turne edhe pse nuk jam më i ri”, tha Novak Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit