Piloti astralian Jack Miller me Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Francës në MotoGP të zhvilluar në pistën e Le Mansh. Ai e nisi garën nga vendi i tretë, por arriti të rikuperojë dhe triumfojë, duke korrur suksesin e dytë sezonal. Kjo është gara e dytë radhazi që Miller triumfon.
Në vendin e dytë u rendit francezi Johann Zarco me Ducatin tjetër, ndërsa i treti u klasifikua francezi tjetër Fabio Quartararo me Yamaha. Pra, dy pilotë francezë ngjiten në podium në garën e shtëpisë. Një garë që nisi në pistë të lagur dhe me shi, por që u mbyll në pistë të thatë, duke bërë që pilotët të ndërrojnë motorët gjatë garës.
🏁 #MotoGP RACE 🏁
HE'S DONE IT AGAIN! 🔥@jackmilleraus secures back-to-back victories! 🏆🏆#FrenchGP 🇫🇷 pic.twitter.com/RHTD63gZo9
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) May 16, 2021
Falë vendit të tretë sot në pistën e Le Mansh, Quartararo ngjitet në krye të renditjes provizore të MotoGP me 80 pikë, një më shumë se italiani Francesco Bagnaia. Një tjetër garë zhgënjyese e Valentino Rossi, që me Yamaha Petronas u rendit i 11-ti, ndërsa Marc Marquez u rrëzua dhe tërhoq.
The new Championship leader! 🙌
Third place for @FabioQ20 at his home GP! 🥉#FrenchGP 🇫🇷 pic.twitter.com/wiiQwAzobR
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) May 16, 2021