Ducati i hap dyert Valentino Rossi: E presim për teste ose për garë

28 Dhjetor 2021
10:46
Telesport
back button

Transferimi te Ducati ka qenë ndoshta gabimi më i madh në karrierë i Valentino Rossi, që me motorin italian nuk la gjurmë në MotoGP. Gjithsesi, në të ardhmen mund të kemi sërish një bashkim mes pilotit dhe Ducati. Ndoshta jo në garat zyrtare, por mund të testojë motorin italian.

Ai që e konfirmon këtë gjë është drejtori sportiv i Ducati, Claudio Domenicali, ndërkohë që motori italian është edhe furnizuesi i skuadrës VR46. “Ducati i sotëm është shumë ndryshe nga ai që ka pilotuar dikur Rossi. Mendoj se Valentino do të kishte triumfuar me motorin e sotëm”, tha Domenicali.

Unë nuk e di nëse Valentino mund të zhvillojë vetëm teste apo edhe të marrë pjesë në ndonjë garë, këtë gjë e vendosin të tjerët. Ne nuk ia mbyllim derën një mundësie të tillë në të ardhmen. Ne shpresojmë që sezonin e ri të fitojmë të dy titujt kampionë bote në MotoGP”, u shpreh Domenicali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit