“Duel i heshtur” te Ferrari, skuadra përplaset me Leclerc për strategjinë e garës në Spanjë

6 Qershor 2023
10:20
Telesport
back button

Fundjava e kaluar ka qenë mjaft e vështirë për pilotin monogask të Ferrari, Charles Leclerc. Të shtunën u eliminua që në sesionin e parë të provave zyrtare, duke e nisur garën nga bokset. Ndërsa të dielën e mbylli garën në vendin e 11-të, duke mos marrë asnjë pikë. një goditje e rëndë për një pilot që synon titullin në Formula 1.

Një paraqitje e dobët, kushtëzuar edhe nga një makinë që nuk është në gjendje të duelojë për kreun, duke qenë forca e katërt në kampionat. Gara e Spanjës tregoi se edhe mes pilotit e skuadrës nuk ekziston një marrëdhënie e mirë, pasi strategjia që kishin palët duket se nuk ishte e njëjta.

Komunikimi në radio tregoi se piloti kërkonte goma të buta për pjesën e fundit të garës, me shpresën që të kapte zonën e pikëve. Ndërsa skuadra vendosi t’i montonte gomat e forta. Pas garës heshtje dhe asnjë sqarim nga palët, duke lënë të kuptosh se situata është e vështirë dhe nuk po gjendet një rrugëdalje.

Risitë që Ferrari solli në Spanjë duket se funksionuan disi vetëm te makina e Carlos Sainz, ndërsa Leclerc pati vështirësi. Një heshtje e frikshme, me skuadrën që ka deklaruar se do të analizojë të dhënat e marra nga të dy pilotët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit