Duel merkatoje mes Interit dhe Juves, përballen për dy xhevahirët e Italisë!

29 Mars 2020
16:37
back button

Rrugët e Interit dhe Juventusit duket se janë të destinuara për t’u kryqëzuar herë pas here, madje edhe jashtë fushe, pasi dy rivalët tashmë përballen në merkato.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter ose Juventus do të jenë destinacioni i ardhshëm i dy prej xhevahirëve të Kombëtares së Italisë. Bëhet fjalë për Federico Chiesën dhe Sandro Tonalin.

Të dy lojtarët do të largohen nga Fiorentina dhe Brescia në fund të sezonit dhe zikaltrit e bardhezinjtë kanë nisur garën mes tyre. Chiesa shihet si më pranë Juventusit, por Inter mund ta bindë nëpërmjet Contes, i cili mund ta vendosë italianin në qendër të projektit.

Sa i përket Tonalit, çështje paraqitet pak më e ndërlikuar për Interin, pasi ka shumë lojtarë në pozicionin e djaloshit. Juventus nga ana tjetër mund të largojë Pjanic dhe Tonalit mund t’i besohen çelësat e mesfushës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit