Dueli Fury-Usyk më 29 prill, palët pranë finalizimit të marrëveshjes

2 Shkurt 2023
12:07
Telesport
back button

Dueli i madh i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes boksierit britanik Tyson Fury dhe atij ukrainas Oleksandr Usyk pritet të zhvillohet më 29 prill. Gazetari i njohur i boksit Mike Coppinger, ka deklaruar se nuk ka më asnjë shans që kjo sfidë të zhvillohet në mars, ndaj po punohet që ajo të realizohet në prill.

Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre (Fury 33 fitore e 1 barazim, ndërsa Usyk 20 fitore e asnjë humbje), të dy janë kampionë bote, ndaj kjo përballje pritet me shumë interes. Gazetari sqaron se palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për ta zhvilluar duelin në Arabinë Saudite, ku dhe të ardhurat janë më të mëdha.

Duket se është Fury ai që ka shtyrë negaociatat, pasi preferon më shumë Anglinë, ku do të jetë para fansave të tij dhe do të kërkojë pjesën e luanit për sa i përket të ardhurave. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete apo zyrtare edhe pse palët po diskutojnë prej muajsh për një marrëveshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit