“Dueli mes Fury dhe Wallin i dështuar, s’ka interes nga fansat”

10 Shtator 2019
15:25
Telesport
back button

Dueli i 15 shtatorit mes britanikut Tyson Fury dhe suedezit Otto Wallin është një dështim, pasi interesi për këtë sfidë është shumë i ulët. Ka qenë kjo deklarata që dha sot Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit. Sipas tij, kjo është sfidë tmerrësisht e dështuar për Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë. Dueli do të zhvillohet në Las Vegas.

Më vjen keq për Fury, por kjo është një sfidë tmerrësisht e dështuar për të. Asnjë nuk ka për ta parë atë dhe shitjet PPV (pay per view-paguaj për ta parë) do të jenë shumë të ulta. Ata janë përpjekur ta promovojnë sfidën, por njerëzit nuk duan ta shohin atë. Rivali është i panjohur. Fury meriton një emër më të njohur, ka qenë kampion bote”, tha Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit