Dugarry fundos Payet: Jeton në një botë tjetër

2 Qershor 2020
17:23
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Marseille, Dimitri Payet, ka shkaktuar shumë debate në Francë pasi ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të pranojë një shkurtim të rrogës për shkak të krizës ekonomike të krijuar nga coronavirus.

Fantazisti ka shpjeguar arsyet, por deklaratat e bëra nga ai nuk janë pritur mirë nga Christophe Dugarry, i cili e ka sulmuar ashpër yllin francez.

“Jam një baba dhe edhe unë kam faturat e mia për të paguar”, ka thënë Payet duke shpjeguar arsyet e refuzimit për të pranuar shkurtimin e rrogës.

“Jam befasuar nga disa deklarata të bëra nga ai”, ka thënë Dugarry për RMC Sport.

“Do të na bëjë të besojmë se ka gjëra për të paguar?  Unë pyes veten se çfarë mendojnë këta lojtarë? Jetojnë me kokën në rërë? Si ka mundësi që nuk e kuptojnë atë që po ndodh në botë”.

“Si mund të jenë kaq të shkëputur nga bota reale. Nuk e kuptojnë se cilat janë gjërat e rëndësishme në jetën e përditshme? Nëse duhet të thotë budallallëqe të tilla, më mirë mos flit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit