“Duhej krijuar një Barcelonë e re dhe me Messin brenda nuk mundej”

19 Nëntor 2021
8:45
Alfred Lleshi
back button

Gjatë kohës së tij te Barcelona ishte e pamundur të kishte zëra kundër Messit. Tashmë, kjo situatë ka ndryshuar. Ka nga ata që shprehen hapur se ishte koha për ta mbyllur kapitullin me yllin argjentinas. Interesant është fakti se këtë ide e manifeston garantuesi maksimal i klubit katalanas.

José Elías, president i Audax, një kompani e energjisë së rinovueshme, mori pjesë në programin “La Sotana” dhe shpjegoi, me dy fraza të forta jo-ekonomike, por sportive, se largimi i Messit nga Barcelona është diçka e mirë: “Duhej krijuar një ekip i ri dhe me Messin brenda nuk mundej. Messi është mjaft i vjetër për të mos qenë më te Barça”.

Gjithçka nisi nga një pyetje e drejtuesve të emisionit radiofonik, të cilët e pyetën për disa deklarata të supozuara se ai kishte thënë që Messi duhej të ishte shitur një vit më parë: “Ajo që thashë është se, si culé, si José Elías, nëse do ta kishim lënë Messin të ikte një vit më parë, do të kishim marrë disa para.

Po të kishim marrë 100 milionë euro, ai do ta kishte shpaguar disi veten. Fundi i Messit mund të shihej; nëse nuk ishte viti i kaluar, ishte këtë vit. Kthimi i Barçës në një ekip fitues përfshin projektin pas Messit. Një vendim duhej të merrej në një moment. Messi është aq i vjetër sa të mos ishte më te Barça”.

Ai vuri në dyshim interpretimin e lotëve të Messit gjatë lamtumirës: “Ky është ligji i jetës. Më kanë pyetur për ditën që u largua Messi mes lotësh. Unë mendoj se njerëzit i ngatërruan lotët me “papagallin”. Shumë njerëz më thanë se unë nuk doja rinovimin me Messin dhe isha budallai më i madh në botë.

Messi nuk qau se nuk vazhdoi te Barça, por për shumë gjëra. Ishte duke përfunduar një cikël. Dhe kësaj i shtohet fakti se ai e ka ndërtuar jetën në Barcelonë, familja ishte integruar këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit