“Duhej të luante vetëm 45 minuta”, De La Fuente për Gavi-n: Ja çfarë ndodhi

28 Nëntor 2023
17:00
Denis Hakanaj
back button

Spanja sigurisht që është një nga kandidatet për fitoren e Euro 2024. Shorti i grupeve do të hidhet më 2 dhjetor.

Trajneri Luis De La Fuente komentoi: “Shorti është shumë i komplikuar dhe asnjë grup nuk do të jetë i lehtë. Favoritët janë të tillë për një arsye. Jemi në grupin e skuadrave që do të garojnë për të fituar turneun”.

Në fazën finale të Euro2024, megjithatë, Spanja nuk do të ketë Gavi-n. Ylli i Barcelona-s u dëmtua në ndeshjen kundër Gjeorgjisë. Kështu foli trajneri spanjoll për El Larguero de CadenaSer:

“Barcelona nuk më ka kërkuar që të mos e aktivizoja në ndeshjen e dytë. Nuk e di nëse ia kanë kërkuar RFEF. Kur janë me ne, lojtarët mendojnë vetëm për kombëtaren.

“Ne kishim idenë që kundër Gjeorgjisë ai do të luante vetëm 45 minuta, por Jesus Navas kishte një problem. Ne i japim përparësi shëndetit të lojtarit.

“Të gjithë donin të luanin ndeshjen e dytë dhe Gavi akoma më shumë. Nëse do të kishim parë se ekzistonte rreziku i dëmtimit, do ta kishim zëvendësuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit