“Duhet ta bëjë”, legjenda këshillon Mbappe: Rrezikon të pendohet për gjithë jetën

20 Maj 2022
12:49
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Kylian Mbappe nuk është vendosur akoma. Do të qëndrojë në Paris apo do të shkojë te Real Madrid?

Në ditët e ardhshme pritet një përgjigje përfundimtare nga vetë lojtari, i cili und të presë finalen e Champions League mes Los Blancos dhe Liverpool-it për të lajmëruar vendimin e tij.

Jean-Pierre Papin, legjendë e futbollit francez, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me atë që do të duhet të bëjë ylli i Paris Saint-Germain dhe i ka dhënë një këshillë atij dhe jo vetëm.

“Një lojtar, nëse ka ëndrra, duhet t’i realizojë. Për këtë them se nëse ëndrra e Mbappe është ajo që të luajë te Real Madrid, duhet të shkojë, përndryshe do të pendohet për gjithë jetën”, ka thënë ish-ylli i Marseille, Milan-it dhe Bayern-it.

Më pas, Papin ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me një bisedë që ka patur me zotin Ëilfried, babai i Mbappe:

“Kemi folur shkurt. Dhe unë i kam thënë: ‘duhet të shkojë te Real-i nëse është ëndrra e tij, përndryshe do të pendohet për gjithë jetën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit