“Duhet ta dëmtosh”, Joao Felix zbulon kërkesën e çmendur të tifozit

17 Shtator 2021
12:44
Denis Hakanaj
back button

Debutimi i dytë i Antoine Griezmann me Atletico Madrid nuk ka shkuar siç shpresohej.

Pjesa më e madhe e publikut e ka vërshëllyer francezin fajtor se ka tradhtuar Colchoneros me transferimin e tij te Barcelona dy sezone më parë.

Lojtari është mbuluar nga vërshëllimat në momentin që është futur në fushë në vend të Joao Felix.

Ka qenë pikërisht portugezi që ka zbuluar se ka marrë një kërkesë të veçantë nga një tifoz, i cili i ka kërkuar ta dëmtonte shokun e skuadrës.

Pas ndeshjes së Champions League kundër Porto-s, Joao Felix ka dalë nga qendra sportive e Atletico-s dhe është ndalur për t’i dhënë disa autografe tifozëve dhe për të bërë disa selfie.

Njëri prej këtyre tifozëve i ka thënë: “Dëmtoje Griezmann Joao, jepi një goditje, mos harro”.

Një  kërkesa absurde së cilës Joao i është përgjigjur duke thënë: “Duhet patur më shumë respekt për Griezmann”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit