“Duhet të bëj kujdes për atë që them”, Laporta: Por Messi e di se…

24 Mars 2023
17:10
Denis Hakanaj
back button

Joan Laporta, presidenti i Barcelona-s, bëri disa deklarata gjatë ngjarjes The business and money parave behind sports dhe foli edhe për rikthimin e mundshëm të Lionel Messi-t:

“Duhet të gjej një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet e Messi-t me Barcelona-n. Do të shohim, ai e di që dyert e Barçës janë të hapura për të”, ka thënë numri një i katalanasve.

“Leo e di se ai është gjithmonë në zemrat tona. Ai është lojtari më i mirë në histori dhe ishte lojtari më i rëndësishëm në historinë e Barçës. Duhet të jem shumë i kujdesshëm se çfarë them.

“Messi është një lojtar i PSG-së dhe unë duhet të kem respekt. Pse nuk qëndroi? Situata që gjeta kur u bëra president nuk ishte e mirë dhe duhej të merrja një vendim që nuk më pëlqente”.

Kontrata e Leo Messi-t me Paris Saint-Germain, skuadra e tij aktuale, skadon në fundin e sezonit dhe akoma nuk është arritur një marrëveshje për rinovimin e saj.

Përveç opsionit për të vazhduar eksperiencën e tij në Paris dhe kthimit të bujshëm te Barcelona, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka edhe mundësinë të transferohet në MLS tek Inter Miami i David Beckham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit