“Duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, Lewandowski: Mund të ketë qenë ndeshja e fundit

14 Maj 2022
20:21
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Robert Lewandowski-t vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te Bayern Munich. Kontrata e sulmuesit polak skadon në vitin 2023.

Në gjurmët e tij është vënë Barcelona. në fund të ndeshjes së luajtur kundër Wolfsburg-ut, sulmuesi polak ka përshëndetur tifozët, duke mos i mbajtur dot lotët.

Pas mbylljes së ndeshjes së fundit të Bundesliga-s për këtë sezon, polaku ka folur për mediat. Pak fjalë, por shumë të rëndësishme për të ardhmen e tij:

“Ka shumë mundësi që kjo të jetë ndeshja ime e fundit me Bayern Munich. Nuk mund ta them me 100%, por ndoshta ka qenë. Duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe klubin”, ka thënë Lewa.

Bayern Munich, siç është thënë më parë, ka dalë kundër shitjes së sulmuesit. Tani topi i kalon klubit bavarez: të presë një ofertë nga Barcelona dhe ta lërë të largohet, apo ta mbajë për një sezon tjetër dhe ta humbasë me kosto zero pas 12 muajsh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit