“Duhet të kuptoj përse po vuajmë kaq shumë, më takon mua të rikthej City-n fitues”

7 Dhjetor 2023
8:22
Telesport
back button

Manchester City nuk po kalon një moment të mirë në Premier League. Kampionët e Anglisë u mundë 1-0 në fushën e Aston Villa, duke zbritur në vendin e katërt. trajneri Pep Guardiola analizon këtë humbje: “Aston Villa u tregua më e aftë se ne dhe e meritoi fitoren”.

Kjo humbje ishte rrjedhojë e faktit që nuk kemi fituar ndeshjet e fundit dhe presioni te lojtarët ishte i madh. Kjo është Premier League, ku të gjitha skuadrat janë të shkëlqyera. Ne duhet të bëjmë punën tonë më mirë”, tha Guardiola.

Ne kemi një sfidë brenda nesh, që duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Unë si trajner duhet të përpiqem të ngre lart ekipin tim, në mënyrë që të luajë më mirë dhe të fitojë ndeshjet. Mënyra se si kemi luajtur ndeshjet e fundit na ka sjellë në këtë situatë”, tha trajneri i City.

Unë duhet të kuptoj se përse po vuajmë kaq shumë dhe se si duhet të reagojë skuadra. Gjithnjë e kam thënë se jam këtu për të ndihmuar, por lojtarët kanë dhënë gjithçka dhe unë nuk dyshoj tek aftësitë e asnjërit prej tyre”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit