Duhet t’i mohojë golat, Strakosha: “Ja si Lukaku &Co po e shndërrojnë kampionatin Italian!”

8 Gusht 2019
21:08
back button

Vetëm pak moment pas transferimit të sulmuesit belg Romelu Lukaku te Inter dhe në prag të fillimit të sezonit të ri në Seria A, portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha ka thënë fjalën e tij mbi ndryshimet në kampionatin italian, por edhe në lidhje me objektivat e bardhekaltërve.

“Më vjen mirë që vijnë në Itali futbollistë të fortë si Lukaku. Kampionati italian po shndërrohet në njërin prej më të mirëve në botë. Të kesh futbollistë të nivelit ndërkombëtar nuk mund të jetë tjetër veçse një gjë shumë pozitive”, u shpreh portieri përfaqësueses së Shqipërisë.

“Lazio e viteve të fundit ka dëshmuar se mund të luajë dhe fitojë kundër çdo skuadre, sikurse edhe mund të humbasë. Është një çështje mendore. Me cilësitë që kemi mund të luftojmë gjithmonë për maksimumin. Duhet vetëm të mësojmë të ruajmë përqendrimin”, vijoi Strakosha.

“Sezonin e kaluar u kuptua që nuk ishim më vetvetja. Na bëri mirë që përfunduam kampionatin në vend të tetë, na zgjoi nga gjumi. Më pas fitimi i Kupës së Italisë na mundësoi të paktën të marim pjesë në Europë. Nuk mudet më të humbasim pikë nga budallëku, meritojmë të qëndrojmë në krye të klasifikimit”, përfundoi portiere shqiptar i Lazios.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit