Duka bën bujë në mediat italiane, zbulon të ardhmen e Hysajt dhe Ancelottit!

19 Nëntor 2019
11:46
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, dha një intervistë për gazetën “Corriere dello Sport”. Aty, ai foli edhe për tema që lidhen me Napolin, ku luan mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj. Këtu janë disa nga fjalët e tij: “Më pëlqen shumë Hysaj, madje edhe kundër Francës luajti një ndeshje të mirë. Në fakt mendova se ai mund të qëndronte në fushë deri në fund të lojës. Sipas mendimit tim, ai meriton të luajë dhe nuk do të largohet në janar. 

Do të jetë Ancelotti, ai që do të largohet nga Napoli. Më vjen keq për të, pasi unë jam një tifoz i Milanit. Nga sa di unë, De Laurentiis tashmë po kërkon një trajner tjetër. Në fund të sezonit e di që edhe Hysaj mund të largohet, sepse e ka kontratën drejt skadimit. De Laurentiis? Më kanë thënë që nuk është e lehtë të punosh me të. Në vend të tij, unë njoh Andrea Agnelli, idetë e të cilit i vlerësoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit