Duka dhe Rama përballë, bojkoti i Superiores drejt fundit!

19 Tetor 2020
22:43
Eraldo Harlicaj
back button

Liga Profesioniste vendosi dhe sot që të vazhdonte bojkotin pas takimit mes presidentëve. Ata nuk pranojnë të rifillojnë pa u plotësuar 4 kërkesat e tyre kryesore. Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend t’i plotësojë.

Drejtuesit e Ligës kanë kërkuar takimin me kryeministrin Rama. Diçka e tillë duket se do të ndodhë ditën e mërkurë dhe presidenti Duka e kryeministri Rama do të ulen në tryezë.

Moderatori Gert Çarçani e tha diçka të tillë në emisionin “Pressing” në “ABC News”. “Fatkeqësisht flasim për futboll në ngërç. Pati një pit-stop të vazhdueshëm. Ka një indicie që futboll do të luhet, por Liga përmes kryetarit Libohova vendosi të bojkotojë. Parashikohet një tjetër takim.

“Deri të mërkurën personalisht konfirmoj që do të ketë një takim mes presidenti të FSHF, Armand Duka, dhe kryeministrit Edi Rama. Ishte parashikuar të zhvillohej sot, por brenda dy ditëve do të bëhet”, tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit