Duka flet për të ardhmen e Reja-s dhe parajmëron Francën

14 Tetor 2019
23:13
back button

Presidenti i Federatës Shiqptare Futbollit, Armand Duka, ka komentuar n 4-0 të marrë kundër Moldavisë.

“Kemi patur shumë emocione para ndeshjes, madje deri në momentin që Cikalleshi realizoi golin e parë. Duket si një fitore e lehtë, 4-0 në transfertë, një rezultat që nuke e kemi arritur asnjëherë. Por mesazhi para ndeshjes ka qenë se duhet të bënim kujdes, sepse këto ndeshje nuk janë të lehta”, ka thënai për RTSH.

“Jam i lumtur për lojtarët, sepse janë shpërblyer për punën e madhe që kanë bërë. Në Turqi meritonin më shumë se një pikë. Ata japin maksimumin për kombëtaren dhe kjo është pozitive. Trashi? Një dhuratë për kampionatin shqiptar, një shpresë për ata që luajnë në Superiore”.

“Ajo që më kënaqi më shumë kanë qenë dy zëvendësimet e fundit të trajnerit, Kumbulla dhe Selahi, sepse ata janë e ardhmja. Rinovimi i Reja-s? Është një trajner i mirë, duhet të ulemi që të bisedojmë. Ka shumë eksperiencë dhe mund t’i japi shumë gjëra pozitive ekipit. Ka kthyer besimin dhe frymën e grupit. Jo vetëm me ekipin, por edhe me tifozët”.

“Fitore me Francën në Arenën Kombëtare? Të gjithë jemi euforikë pas një fitoreje. Lojtarëve u bëra urimet pas ndeshjes, por u thashë se kemi një ndeshje të rëndësishëm me Andorrën. Me Francën do të inaugurohet stadiumi i ri. Do të jetë një festë me kampionët e botës. Ne mund të fitojmë ndaj kujtdo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit