Duka justifikon bojkotin e futbollit, zbulon pagën e vëllait të kryeministrit

22 Shtator 2020
9:42
Alfred Lleshi
back button

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, foli mbrëmë në emisionin “Opinion” mbi bojkotin e futbollit. Ai sqaroi dhe justifikoi 4 kërkesat e klubeve të Superiores për qeverinë shqiptare, ndërsa zbuloi edhe sa paguhet vëllai i kryeministrit Edi Rama si drejtor i Partizanit: “Bojkoti është mjeti i fundit për të sensibilizuar qeverinë që të mbajë premtimet e dhëna, për ta kthyer futbollin në një ekonomi që të mbajë veten. Nuk kërkojmë të mbahen 12 premtimet e kryeministrit, por kemi kërkuar vetëm 4 prej tyre.

Qeverisë i mjafton të marrë dhe të implementojë një model ponsorizimi në sport, qoftë atë gjerman, të Kosovës apo Hungarisë. Kërkesat e futbollit kanë një ndikim të pallogaritshëm në buxhetin e shtetit, por për buxhetet e sportit, që kanë vlera minimale, peshojnë shumë. Shteti duhet ta incentivojë futbollin. Ka deklarime të ndryshme pagash nga futbollistët dhe klubet, nuk mund ta mohoj se edhe mund të abuzohet në këtë drejtim.

Këto masa që duam të marrim janë për formalizimin e futbollit. Ka futbollistë që e deklarojnë pagën nga 200 euro deri në 6 qapo 7 mijë euro. Kryeministri ka vëllain pjesë të sportit. Çfarë rroge deklaron në shtet Olsi Rama, si drejtor i Partizanit? 5 milionë lekë (të vjetra) në muaj. Ai është nga njerëzit që paguhen nga klubet sportive, si ai ka shumë te tjerë. Ndërkohë, ka edhe nga ata që deklarojnë shumë më pak se paguhen realisht”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit