Duka komenton shortin, tregon grupin që nuk do e donte kurrë!

2 Dhjetor 2018
13:48
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar shortin e “Euro 2020” nga Dublini. Kreu i Institucionit më të lartë të futbollit në vendin tonë e pranoi se shorti i solli kundërshtarë të vështirë, por beson se ekipi i Shqipërisë do të bëjë mirë në këto eliminatore. Presidenti tregon se donte vetëm të shmangte grupin e Holandës dhe Gjermanisë. Nga Dublini ka treguar dhe për mënyrën se si po e pret Kosova sfidën ndaj Anglisë në “Wembely”.

Shorti – ” Jam më shumë i kënaqur, se i pakënaqur nga shorti. Kualifikohesh në fushë, jo nga shorti. Duhet derdhur djersë. Është short pozitiv. Imagjino që mund të ishte grupi i katërt me Gjermaninë dhe Holandë. Duke menduar atë grup, mendoj se është shumë mirë. Pasi u hodhën dy skuadra e para, doja vetëm të mos kishim Holandën dhe Gjermaninë. Të gjitha janë të forta dhe është e vështirë”.

Kreu i FSHF-së tregoi se si po e përjetohet grupi i Kosovës nga Federata e tyre. “Jam në tavolinë me stafin e Kosovës dhe janë të kënaqur që do luajnë me Anglinë. Mendojnë se do e fitojnë edhe në “Wembley”. Zëvendëstrajnerit po qesh, ndërsa presidenti Ademi e ka shumë seriozisht”.


Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit