Duka mban në ankth trajnerët kuqezinj, dy prej tyre rrezikojnë shkarkimin

10 Dhjetor 2019
9:04
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mban në ankth trajnerët e kombëtareve kuqezi. Nëse me Edy Reja e ka mbyllur çështjen e rinovimit, siç tha vetë italiani, të tjerët janë në dyshim. Sidomos Nevil Dede dhe Elvin Beqiri kanë pasur performancë të kritikueshme. Kjo është lënë të kuptohet nga analiza e djeshme, që ka bërë FSHF-ja. Përmes faqes në internet, qeveria jonë e futbollit ka bërë me dije:

“Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar ditën e hënë, në ambientet e FSHF-së, datë 9 dhjetor 2019, një analizë vjetore në lidhje me ekipet përfaqësuese të Shqipërisë. Presidenti Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, kanë thirrur në këtë analizë vjetore drejtorin teknik Dzemal Mustedanagic dhe të gjithë trajnerët e ngjyrave kuqezi, së bashku me teknikët e femrave dhe grup-moshave të Shqipërisë. 

Drejtuesit më të lartë të FSHF bënë një përmbledhje dhe shprehën pakënaqësinë për rezultatet, sidomos të U-17 dhe U-19, ku pritshmëritë ishin më të mëdha. Në analizë u diskutuan disa çështje që kanë çaluar gjatë kësaj periudhe. FSHF do të vendosë në një moment të dytë për rikonfirmimin në detyrë ose jo të trajnerëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit