Duka: Nuk jemi ekip i madh, kisha frikë!

11 Qershor 2019
23:19
Anton Cicani
back button

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka folur pas ndeshjes në lidhje direkte me Supersport, teksa ka analizuar suksesin.

"Nisa të shqetësohesha vërtet, sepse nuk po vinte goli. i lumtur për fitoren, sigurisht, por tani nuk mund ta analizoj siç duhet".

"Asnjëherë epokat nuk nisin dhe mbarojnë me thikë, por duhet të bësh mirë. Kjo ishte një detyrë shtëpie për ekipin ta fitonte, sepse edhe në letër ishte më e lehtë. Duhet vetëbesim dhe klima është më pozitive rreth ekipit. Nuk jemi ekip i madh por me klimë të mirë mund të arrijmë lart".

"Momentalisht 3 pikë larg kreut? Nëse marrim ekipet në letër, kemi luajtur ndaj dy skuadrash që teorikisht janë më të dobëta se ne. Punë të vështira na presin… Por, çdo gjë mund të ndodhë. Grupi, megjithëse ka pasur rezultate surprizë, do të ketë edhe barazime, pasi ka vetëm fitore".

"Cikalleshi thuan mallkimin e shtyllave? Ishte nën presion edhe ai, siç edhe unë apo shumë të tjerë. Uroj që t'i ketë hapur rrugë vetes për të ardhmen".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit