“Duket sikur fituan Botërorin”, Hoeness tallet me rivalët. Vjen përgjigjja…

17 Maj 2022
19:24
Denis Hakanaj
back button

Stutgarti ka siguruar mbijetesën në javën e fundit të Bundesliga-s falë nj fitoreje 2-1 në frymën e fundit kundër Koln-it dhe humbjes së Hertha-s kundër Borussia  Dortmund-it.

Një fitore ajo e Stuttgart-it që është pasuar nga një festë e madhe e skuadrës dhe tifozëve në përfundim të ndeshjes së luajtur në Mercedes-Benz Arena.

Por dikujt duket se nuk i ka pëlqyer gjithë kjo lumturi. Kujt? Ish-presidentit të Bayern Munich, Uli Hoeness. Njëri që e thotë gjithmonë hapur atë që mendon dhe që ka komentuar për Bild atë që ka ndodhur në minutat e fundit të Stuttgart-Koln.

“Te Stuttgart-i kanë menduar se kanë fituar Kupën e Botës, kur në realitet vetëm sa kanë shmangur rënien nga kategoria”, ka thënë Hoeness.

Stuttgart-i, pas euforisë për arritjen e madhe, e ka mbajtur shënim atë që ka thënë ish-numri një i bavarezëve dhe i ka kthyer përgjigje nëpërmjet presidentit të klubit, Alexander Wehrle. Ai ka theksuar se  reagimi i tifozëve dhe i Bayern-it pas fitores së Bundesliga-s ka qenë shumë i përmbajtur.

“Duke parë emocionet e treguara gjatë festimeve të Bayern-it është më e lehtë të mendosh se kanë d alë të dhjetët dhe jo se kanë fituar titullin e dhjetë radhazi”.

Sigurisht, Hoeness mund të përgjigjet duke thënë se fitoret janë një normalitet për  Bayern-in, por deklaratat e tij kanë treguar mungesë respekti ndaj gëzimit të Stuttgart-it. Dhe ku i dihet nëse sezonin e ardhshëm, kur dy skuadrat do të jenë përsëri përballë, Bayern nuk do të pendohet nga fjalët e Uli-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit