“Duket sikur kam bërë sherr me të gjithë, por vetëm me Higuain jam grindur dhe e them arsyen”

6 Korrik 2020
16:43
Eraldo Harlicaj
back button

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes kundër Milanit, trajneri i Juventus, Maurizio Sarri foli për marrëdhënien e tij me Gonzalo Higuain: “Gjatë sezonit kam lexuar se kam pasur pak luftë me të gjithë, në të vërtetë lojtari i vetëm me të cilin kam debatuar është Higuain”.

“Ai gjithmonë ka qenë i tillë, ndoshta edhe për shkak se ai duhet të ketë një trajner mjaft agresiv për të dhënë më të mirën e tij. Stërvitet me vazhdueshmëri, pas dëmtimit të vogël duket se po shkon mirë, por në muajin e fundit nuk u stërvit shumë”.

“Por në anën tjetër, kur ai shkon në ekzaltim, duhet të qetësohet sepse rreziku është që të kënaqet shpejt dhe me pak”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit