Dumfries: Holanda nuk është favorite e Botërorit, por… Ju tregoj mbrojtësin më të mirë në botë

24 Nëntor 2022
9:54
Alfred Lleshi
back button

“Mbrojtësi më i mirë në botë? Për mua është Virgil van Dijk”. Përgjigja është e Denzel Dumfries. Mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares holandeze i është drejtuar kështu agjencisë holandeze të shtypit të futbollit “Voetbal International”.

26-vjeçari më pas bëri një bilanc të portokallinjve pas fitores 2-0 kundër Senegalit, në ditën e parë të grupit A të Botërit të Katarit: “Ne sigurisht që nuk jemi favoritët për ta fituar turneun, por mund të them se kemi një alkimi të fortë mes të gjithë anëtarëve të grupit”.

Një aspekt që Dumfries e konsideron veçanërisht të rëndësishëm në dhomën e zhveshjes së skuadrës së Louis van Gaal: “Ne jemi të gjithë në të njëjtin nivel. Në darkë nuk ka rëndësi se me kë ulesh pranë. Ne jemi të gjithë miq dhe, në fushë, të gatshëm për të sakrifikuar për njëri-tjetrin. Nga ana tjetër e kemi treguar tashmë ndaj Senegalit, një ndeshje shumë e vështirë, që arritëm ta fitonim”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit