Edhe një herë tjetër atleti suedez Armand Duplantis ka fluturuar më lart se të tjerët. Madje këtë herë ka fluturar aq lart, sa ka vendosur rekord të ri botëror në garën e kërcimit me shkop.
Në pistën e Eugene (Amerikë), ku u zhvillua gara e tij e radhës, atleti 23-vjeçar kërceu 6.23 metra. Duplantis ka përmirësuar me 1 centimetër rekordin e mëparshëm, që mbahej po prej tij, vendosur në shkurt të këtij viti.
Kjo është hera e dytë që Duplantis vendos rekord botëror në sallat e hapura, ndërkohë që pesë herë ka vendosur rekord botëror në sallat e mbyllura (indoor). Pra, në total, Duplantis e ka përmirësuar 7 herë rekordin e botës në kërcim me shkop.
Suedezi konfirmohet si i paarritshëm nga rivalët në këtë disiplinë, ndërkohë që është vetëm 23 vjeç dhe mund të përmirësohet më shumë.