Durant: Isha ndryshe nga ata, nuk do të bëhesha kurrë një Warriors

11 Shtator 2019
12:49
Telesport
back button

Kevin Durant, gjatë një interviste të dhënë për “Wall Street Journal”, ka dhënë një deklaratë disi befasuese në lidhje me kohën kur luante me Golden State Warriors. Ai ka shpjeguar disa arsye se përse vendosi të largohej këtë verë nga ekipi kalifornian prë t’u transferuar të Brooklyn Nets.

Aty erdha me dëshirën për të qenë pjesë e një grupi, e një familje dhe natyrisht që më pritën shumë mirë. Gjithsesi, unë nuk do të jem kurrë një prej tyre. Nuk kam ardhur në atë ekip si një zgjedhje e “draft”, siç ka ndodhur me Stephen Curry. Kjo gjë vlen edhe për Klay Thompson apo Draymond Green”, thotë Durant.

Durant fitoi 2 tituj kampionë me Golden State. “Shumë lojtarë aty u ringjallën, si Iguodala, që fitoi titullin e parë aty. Unë, çfarë duhet të mësoj aty? Unë nuk kisha nevojë të ringjallesha. Unë e kisha titullin MVP dhe atë të shënuesit më të mirë. Aty kuptova se isha ndryshe nga ata. Nuk është një gjë e shëmtuar, është çështje rrethanash. Mediat në fund na shihnin të ndarë, Kevin Durant dhe Warriors dhe nuk pranonin që unë isha pjesë e atij ekipi”, tha Durant.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit