Durimi mbaroi, 170 mijë euro në minutë! Dy rrugë përpara Pogba, në Angli janë të bindur…

3 Shkurt 2023
19:01
Telesport
back button

Zero. Ashtu si shpenzimet që Juventusi iu desh të bënte këtë verë për të paguar kthimin e futbollistit të lirë të Paul Pogba nga Mançesteri, ku ai nuk gjente më qetësinë e nevojshme për të rifituar vendin e tij si protagonist në futbollin që ka rëndësi. Zero, megjithatë, si minutat e luajtura deri më sot me fanellën e Juventusit në të gjitha garat.

Për shkak se mesfushori francez është lënduar që në fillim të sezonit dhe koha e rikthimit të tij ende nuk percaktuar. Edhe pse gjithçka është e heshtur në Itali, nga jashtë zërat për një përfundim të mundshëm të parakohshëm te kontrates kanë filluar të kërcejnë gjithnjë e më shpesh.

Allegri ofroi mbështetjen përfundimtare direkt në konferencën e fundit për shtyp pas fitores ndaj Lazios, që i dha gjysmëfinalen kundër Interit në Kupën e Italisë: “Paul ka pasur 15 ditë përgatitje me Juventusin. 45 minuta (në një miqësore) dhe më pas ndaloi.

Mrekulli? Askush nuk mund t’i bëjë! Trupi dhe gjuri i tij duhet të rregullohen. Duhet të lundrojmë në shikim ne det te hapur dhe te shohim se cfare do te ndodhe”. Kjo është situata, për të shtuar më pas me sarkazmën klasike: “Duhet durim. Paul bëri mirë në stërvitje, por ne na duhet kohë. Ndoshta pas dy ose tre muajsh ai do të jetë në gjendje të mirë…”

Fjalë që sigurisht nuk ranë në vesh të shurdhër deri në atë masë sa që tashmë nga Franca të enjten e 2 shkurtit kishin ringjallur disa thashetheme – që për disa tashmë ishin të sigurta – për një shkëputje përfundimtare me klubin e Juventusit. Gjithashtu raportohet pakënaqësia e tifozëve që kanë pritur gjithmonë Pogban, mbi të gjitha për të shlyer borxhin ndaj një lojtari që kishte lënë gjurmë të pashlyeshme në aventuren e tij të parë te Juventusi.

Por edhe ata më të duruarit kanë shfaqur pak bezdi, përballë situatës së komplikuar të klubit që është përhapur në arenën sportive dhe që kërkon ndihmën e të gjithëve ne momentin me te veshtire me -15 pike penalizim ne Serie A dhe ende dy gjyqe ne horizont.

Krahasuar me pagën vjetore tetë milionëshe, për momentin – duke marrë parasysh vetëm 45 minutat e luajtura në një miqësore – Pogba kushton rreth 170 mijë euro në minutë. Dhe kështu, thashethemet gjithnjë e më këmbëngulëse për një përfundim të mundshëm të parakohshëm të kontratës janë ripërtërirë edhe nga Anglia. ‘Daily Mirror’ foli per nje divorc te pashmangshem ne fund te sezonit…

Pogba është i lidhur me Juventusin me një kontratë deri në vitin 2026 për 8 milionë euro, por mungesa e tij mund t’i shtyjë palët të gjejnë një marrëveshje eventuale. Një ulje rroge, thonë ata në Angli, për të cilën, megjithatë, francezi nuk do të pajtohej plotësisht dhe kështu varka e fundit e shpëtimit: negociimi i çdo përfundimi të parakohshëm, kërkimi i një blerësi të mirë, negocimi për çmimin dhe lirimi i një vendi në ekip…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit