Duro do tjetër lojtar, Gjici: Me Abzajn e mbyllim merkaton, i kënaqur që fituam

23 Gusht 2019
21:36
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti Safet Gjici ka folur pas fitores me Partizanin. Numri një i stolit u shfaq mjaft i kënaqur pas fitores dhe mendon se Kukësi e ka mbyllur merkaton. 

“Ndeshje e vështirë, por fati ishte me ne sot. E filluam mbarë dhe kjo është e rëndësishme. Jam i kënaqur, pasi fituam me Partizanin dhe ata janë kampion. 

“Pres më shumë nga ekipi, pasi kemi bërë merkato të mirë. Kampionati është i gjatë. Do e vlerësojmë nga ndeshja e parë në e fundit. Duhen vlerësuar të gjitha. Besoj se me Abazajn është mbyllur gjithçka”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit