Duro: E dhuruam Superkupën, Partizani nuk e meritoi, ja pse…

18 Gusht 2019
22:01
back button

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ka folur për RTSH Sport pas ndeshjes së humbur 4-2 ndaj Partizanit në Superkupën e Shqipërisë.

“Futbolli është i tillë! Duhet ta menaxhosh deri në vërshëllimën e fundit, sepse ndodh ajo që ndodhi. Pjesë e lojës. Më vjen keq, sepse në pjesën e dytë dominuam, përmbysëm dhe mund të shënonim edhe golin e tretë me dy situata”.

“Rroca i zëvendësuar sepse i dëmtuar? Jo, aspak! Nuk po justifikonte lojën. Me ndryshimet që bëra, dominuam. Mund ta mbyllnim ndeshjen. Ndërrimi ishte pozitiv. Pakujdesia bëri që të humbisnim kupën. Në pjesën e dytë, kur ishim 2-1, largimi i Gavazajt solli rënien. Gjendja e tij nuk është 100% , ndaj kërkoi ndërrimin”.

“E kisha frikën në shtesë, pas golit të barazimit të Partizanit, pasi humbëm cilësi edhe në zëvendësime”.

Si do të jetë sezoni dhe a pret nga merkato? “Presim, sigurisht, dy tre lojtarë për të rregulluar gjithçka dhe të bëjmë kampionat të mirë, të jemi rival. Pavarësisht humbjes, bëmë ndeshje të mirë. Këtë Kupë e dhuruam ne, se sa e meritoi Partizani. Në shtesë, Partizani ishte më mirë, por sepse bëra ndërrime të detyruara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit