Duro: Kemi bërë një hap përpara

28 Gusht 2019
18:14
back button

Trajneri i Luftëtarit, Klodian Duro, është shprehur i  kënaqur me ekipin pas humbjes së pësuar kundër Partizanit. Ai ka thënë për Supersport:

“Si fillim dua t’i bëj komplimentet Partizanit, por përsëri nga një gabim i yni. Megjithatë, mendoj se ekipi ka bërë një hap përpara sot, kemi korrigjuar gabimet e bëra me Tiranën”.

“Jam i kënaqur nga ky hap i madh përpara që kemi bërë, sepse nuk është e lehtë të krijosh n ë kaq pak kohe dhe me lojtarë të rinj të krijosh këtë futboll. Jemi në rrugën e duhur”.

“Çfarë do t’i ndryshoja ekipit? Mendoj se në kohë rekord kemi arritur të gjejmë futbollistët e duhur dhe mendoj se do të jemi më të plotë para se të mbyllet merkato”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit