Duro: Kemi dominuar, kurrë me Tiranën

7 Dhjetor 2019
18:39
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ka analizuar fitoren e rëndësishme të marrë nga skuadra e tij në fushën e Tiranës. Në intervistën e dhënë në përfundim të ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, ai ka thënë:

“Pësuam golin nga një gabim. Gjithmonë nuk kemi qenë mirë në pjesët e para, sepse ndikon edhe presioni për objektivat. Është hera e parë që skuadra ka qenë e plotë. Ky dyjavësh na ndihmoi shumë për të rikuperuar lojtarët”.

“Kampion? Është shumë herët dhe kampionati është shumë intertesant. Për mendimin tim, siç u thashë dhe çunave, kjo ka qenë ndeshja më e mirë për ne. Kemi dominuar edhe kur ishim në disavantazh dhe më pas”.

“I madh me të mëdhatë dhe i vogël me të voglat? Do të kemi gjithmonë vështirësi, por problemi kryesor është që nuk luajmë përkrah tifozëve tanë. Ky është një element shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të kalojmë në eufori dhe besoj se do të kemi vështirësi me skuadrat dytësore. Tifoz me Tiranën në derbi? Nuk ka shans që të bëj tifo për Tiranën, sepse jam rritur me Partizanin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit