Duro kritikon Kukësin, “strategu” i Bylisit i thur elozhe futbollit shqiptar!

15 Shtator 2019
19:32
back button

Shpëtim Duro, trajneri i Kukësit, pas humbjes së pësuar ndaj Bylisit në kampionat, u shpreh me tone kritike ndaj ekipit të tij, sidomos sepse ishin verilindorët ata që realizuan gol të parët… Ai foli për “Gol pas Goli”.

“E kam thënë që të gjithë kundërshtarët duhen respektuar. Mund të marrësh rezultat negativ si ne sot me Bylisin. Më vjen keq sepse e nisëm në avantazh. Nuk luajtëm mirë, nuk e menaxhuam avantazhin. Humbëm shumë topa përpara. Nuk i dhamë frymëmarrje skuadrës. Në të dytën, patëm zotërimin e lojës, patëm mundësi shënimi. Goli mund të na sillte te fitorja. U ndëshkuam në fund nga një pakujdesi.

“Filluam mirë, por çdo humbje e ndërlikon situatën. Është fillimi, dhe duhet një sforcim i madh çdo javë. Duhet të përgatitemi mirë, sepse ka kundërshtarë jo të lehtë të munden. Kampionati do jetë i ekuilibruar për sa i përket rezultateve”.

“U duk sikur e morëm lehtë pas golit të shënuar, por hasëm në vështirësi për fajin tonë. Nuk shtruam lojën, nuk morëm lojën në kontroll si rezultat i agresivitetit të Bylisit. Kur nuk ecën loja, ka edhe momente nervozizmi”.

Sakaq, trajneri i Bylisit, Dovedan, u shpreh kështu: “Nuk ka rëndësi kush shënon gol, rëndësi ka të fitojë ekipi. Normal që trajneri na ndihmon dhe na jep shpresë për më lart. Kjo fitore sot tregoi se për Bylisin, ose do luftojmë për të rezistuar në kategori, apo për të luftuar më lart. Si më duket futbolli shqiptar? i shpejtë dhe futboll cilësor”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit