Duro akuzon Dalipin: Na la në baltë, iku pa lajmëruar askënd!

24 Gusht 2019
21:07
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Luftëtarit, Klodian Duro, ka folur shumë i zhgënjyer pas ndeshjes së humbur me rezultatin 3-0 ndaj Tiranës. Ai ndjen keqardhje për humbjen. 

Humbja  – “Tirana e meritoi fitoren, pasi shënoi golat. Ata kanë rëndësi. Duhet të luanim si 30 minutat e para që nuk na vunë vështirësi. Gabimet tona individuale na ndëshkuan. Duhet të shohim përpara, pasi është ndeshja e parë dhe kemi djem të rinj. Me pak qetësi mund të kishim marrë rezultat”. 

Vazhdimi – “Nuk ishte e lehtë me një trajner të dorëzuar dhe që largohet pa lajmëruar askënd. Ne donim ta nismin me këmbën e mbarë. Ekip i ndërtuar rishtasi, me presidencë të ndryshuar dhe me shumë probleme. Do të bënim më mirë nëse vazhdonim pa frikë”. 

Ndërhyrje – “I jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Luftëtarit për të krijuar një klub profesionist. Shumë klube janë riorganizuar në kohë rekorde. Dalipi u tregua krejtësisht joprofesional, pasi na braktisi një ditë para ndeshjes. Kam vënë veton për Dalipin, por më mirë që iku që në fillim. Me gjithë vështirësitë që kemi do ja dalim të bëjmë mirë”. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit