Duro: Nuk kemi organikën e duhur, kisha frikë se…

23 Gusht 2019
21:31
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Shpëtim Duro ka folur pas fitores me Partizanin. Ai shfaqet më i lehtësuar pas humbjes në finalen e Superkupës kundrejt “Demave”. Numri një i stolit mendon se skuadra e tij e meritoi fitoren, por pavarësisht kësaj beson se ende nuk është arritur forma më e mirë. Afrimi i Abazajt do t’i japë më shumë frymëmarrje verilindorëve. 

Fitorja – “Humbja e Superkupës na solli keqardhje. Treguam nivel, pavarësisht se nuk kishim kohë me njëri-tjetrin. Sot skuadra tregoi se është e aftë të fitojë, pavarësisht problemeve që kemi. Jam shumë shumë i kënaqur me ndeshjen e sotme”. 

Kundërsulmet – “Partizani ishte moralisht më mirë dhe nuk donim të humbnim. Pjesën e parë e luajtëm mjaft mirë. Kishim mundësi ta thellonim rezultatin. Në pjesën e dytë duhet të kishim dyfishuar, pasi kishim mundësi. Më erdhi keq se u tërhoqëm më pas”. 

Frikë për barazim  – “Asnjëherë nuk ke garanci për 1-0. Kemi dalë në shumë kundërsulme, por finalizmi nuk ishte ku duhet. Kishm fatin me vete dhe fituam 3 pikë”. 

Skuadra – “Partizani ka stol dhe ka lojtarë. Asani ishte në tribunë sot. Nuk kemi organikën e duhur. U dëmtua Musolli që është pikë kryesore për ne. Abazaj do dalë në stërvitje dhe është armë plus. Do na vijë dhe një tjetër futbollist. 

Et’hemi – “Et’hemi luan në pozicion të ri nuk ka luajtur asnjëherë. Ai ishte problemi kryesor i Partizanit dhe ka bërë dy ndeshje të mira”. 

Gjici – “Para se të vija kisha respekt, por kur futesh në punë ndryshojnë marrëdhëniet. Nuk kam patur shumë kontakt me të, vetëm njëherë jam takuar. Sot e mora vesh që ishte në stadium. Ai do vetëm të fitojë dhe ne mbijetojmë vetëm nëse fitojmë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit